PDIU-ja i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike për deklaratën lidhur me aksidentin tragjik të shkaktuar nga deputeti i saj Aqif Rakipi. PDIU-ja i ka shprehur së pari ngushëllimet familjes së viktimës dhe më pas i është drejtuar PD-së duke e quajtur mjerim pasi sipas saj po tenton te beje politike dhe opozite me një aksident tragjik, ndërkohë qe është ende në qeveri.
Deklarata e PDIU
PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.