![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ylli francez, Karim Benzema, ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në duelin Lion-Nis, teksa festoi me 58 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit, fitimin e “Topit të Artë”.
Lioni është klubi ku Benzema hodhi hapat e para në karrierën e tij, ndaj i detyrohet shumë për sukseset e arritura.
Pas një videoklipi të shkurtër të transmetuar në ekranin gjigant duke rikthyer disa nga golat e tij më të bukur me Lionin, sulmuesi i Real Madridit që e kishte nisur në akademinë e Lion që në moshën 9-vjeçare, hyri në fushën e “Grand Stade” me xhinse dhe një xhaketë të bardhë, i shoqëruar nga gjashtë nga ish-trajnerët e tij.
Benzema ka përshëndetur tifozët teksa shihej që ishte i emocionuar para fansave të Lionit, që si zakonisht ishin në numër të madh për të ndjekur skuadrën ndaj Nis.
Benzema së bashku me presidentin e klubit, Jean-Michel Aulas dhe Bernard Lacombe, u kthyen në vendin e tyre për të ndjekur pjesën e dytë të ndeshjes Lion- Nis që në fund u mbyll me rezultatin 1-1./ Panoramasport.al