LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, Benzema zbret në fushë me “Topin e Artë” dhe feston përpara 58 mijë tifozëve të Lionit

08:52 - 12.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli francez, Karim Benzema,  ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në duelin Lion-Nis, teksa festoi me 58 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit, fitimin e “Topit të Artë”.




Lioni është klubi ku Benzema hodhi hapat e para në karrierën e tij, ndaj i detyrohet shumë për sukseset e arritura.

Pas një videoklipi të shkurtër të transmetuar në ekranin gjigant duke rikthyer disa nga golat e tij më të bukur me Lionin, sulmuesi i Real Madridit që e kishte nisur në akademinë e Lion që në moshën 9-vjeçare, hyri në fushën e “Grand Stade” me xhinse dhe një xhaketë të bardhë, i shoqëruar nga gjashtë nga ish-trajnerët e tij.

Benzema ka përshëndetur tifozët teksa shihej që ishte i emocionuar para fansave të Lionit, që si zakonisht ishin në numër të madh për të ndjekur skuadrën ndaj Nis.

Benzema së bashku me presidentin e klubit, Jean-Michel Aulas dhe Bernard Lacombe, u kthyen në vendin e tyre për të ndjekur pjesën e dytë të ndeshjes Lion- Nis që në fund u mbyll me rezultatin 1-1./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.