Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.
Shfaq Komentet (0)