Udhëheqësi i ISIS -it është vrarë në betejë vetëm tetë muaj pasi u emërua si kalif i grupit terrorist islamik.
Një zëdhënës i ISIS njoftoi se Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi, nga Iraku , u vra në luftë.
Duke folur në një mesazh audio, zëdhënësi identifikoi udhëheqësin e ri të grupit si Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi.
Dihet pak për liderin që po merr kontrollin e grupit terrorist të rrethuar, ndikimi i të cilit në Lindjen e Mesme është zbehur vitet e fundit.
Zëdhënësi nuk dha detaje për liderin e ri, por tha se ai ishte një xhihadist “veteran” dhe u bëri thirrje të gjitha grupeve besnike të ISIS-it të zotohen për besnikërinë e tyre.
Ai shtoi se ish-lideri u vra “në luftë me armiqtë e Zotit”, pa dhënë detaje mbi datën e vdekjes së tij apo rrethanat.