![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ai tha se ka qenë policia që e ka kontaktuar pasi ka konstatuar në tabulatet e Dobit numrin e tij, ndërsa Karamuço është shprehur se mes sendeve të vjedhura të 49-vjeçares ka gjetur edhe unazën e tij të martesës.
Karamuço tha se kishte konstatuar humbjen e unazës në shtator, kohë kur kishte lyer edhe shtëpinë.
“Unë e kam parë në shtator kur kam lyer shtëpinë. U zhduk unaza, ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Kur vajta në komisariat e vura në gisht. Ishte një unazë martese e thjeshtë floriri”, tha Karamuço.
Ai shtoi, se gjithashtu djali i tij ka konstatuar nga ekrani, që Havier Dobi mbante veshur një bluzë gjithashtu të vjedhur në banesën e familjes Karamuço.
“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj në ekran kemi vënë re që bluza që kishte veshur ishte e djalit tim. Më tha: O ba kjo është bluza ime”, tregoi Karamuço, që shtoi se familja e tij nuk dinte asgjë për ngjarjen.
“Kishim nevojë për një pastruese dhe vinte 3 herë në muaj me një pagesë prej 2 mijë lekësh. Kishte 20 familje që punonte. Gruaja ime e kishte marrë para disa ditësh dhe i kishte thënë kam një dhimbje koke”, tregoi Karamuço duke shtuar se se Dobi kishte 20 vite që punonte dhe kishte hyrë në shumë shtëpi.