Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Poliçanit, pasi një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit.
Mësohet se si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në spital.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se 30-vjeçari vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.