Pakënaqësia e popullit turk duket se po rritet dhe këtë e tregojnë sondazhet fundit, ku reflektohet rënia e kreut të AKP-së në pushtet.
Rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu duket sikur po përfiton nga situata duke fituar më shumë popullaritet.
Sipas rezultateve, në 26 provinca, në një kampion prej 1537 personash, Aleanca Popullore grumbulloi 38.2%, ndërsa Aleanca e Kombit (opozita) mori kryesimin me 44.1%
14 Mayıs’ta seçime girecek partilerin listesi YSK tarafından yayımlandı. pic.twitter.com/4pb7w5CAUf
— Seçim 2023 (@secimtr2023) March 11, 2023
Rezultatet e sondazhit, të postuara të enjten nga profesori Özer Sencar, pronar i MetroPoll, zbuluan se 34.4% e të anketuarve besonin se qeveria e AKP ishte “më përgjegjëse për humbjet nga tërmeti”.
In the February survey conducted after the earthquake, the AKP’s vote decreased by 4 points compared to January. pic.twitter.com/sFfnlIUauE
— Ozer Sencar (@ozersencar1) March 9, 2023
Dje, Erdogan miratoi vendimin që zgjedhjet do të mbahen më 14 maj, pavarësisht krizës që ndodhet vendi.