Një punëtor ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia ku punonte.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.N., është rrëzuar teksa montonte mbulesën e çatisë, ndërsa është arrestuar drejtuesi teknik i firmës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shfaq Komentet (0)