BLUETOOTH

Sonte nis Eurovision 2023, Albina Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë me “Duaje” në natën e dytë gjysmë finale! Ja sa këngë do kualifikohen

09:48 - 09.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festivali më i madh i këngës në Evropë, Eurovision nis sonte në Liverpool të Britanisë së Madhe.




Në natën e parë gjysmëfinale do të konkurrojnë 15 këngët e para dhe 10 prej tyre do të kualifikojnë për në finalen e madhe të së shtunës, më 13 maj.

Festivali do të nisë në orën 21:00 në Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar.

Prezantuesit do të jenë Julia Sanina, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të konkurrojnë 10 këngë, 10 prej të cilave do të kualifikohen.

Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më 11 maj.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.