Kryesore

Plumba kokës, tritol dhe porosi vrasjesh, ja vendimi sa u dënua sot “banda e tritolit”

14:55 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Genis dhe Andon Mëhillaj

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar dje me 30 vjet burg Julian Sinanajn, protagonistin e “bandës së tritolit”. Sinanaj fitoi gjatë procesit në shkallën e parë statusin e të penduarit, ndaj ju shmang burgimit të përjetshëm.




“Banda e tritolit” me 7 persona dhe rreth 38 akuza u gjet fajtore për disa vrasje, shkatërrim prone, atentate me tritol, armë pa leje, etj.

Apeli i Krimeve të Rënda dënoi me burgimit të përjetshëm Erion (Andon) Mëhillaj, i akuzuar si porositës i disa prej ngjarjeve. Genis Mëhillaj, kushëriri i Erjonit, u dënua me 10 vite heqje lirie. I akuzuari tjetër si porositës, Marjon Mitro u dënua me 8 vite burg, kurse Ilir Karçini, si porositës i vrasjes së biznesmenit Piro Bare, u dënua me 5 vite burg. Ndriçim Gjokona (edhe ai i penduar) dhe Albin Mexhaj morën secili nga 8 vite burg.

I akuzuari si vrasës me pagesë, Sinanaj, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm falë bashkëpunimit me drejtësinë, duke u dënuar me 30 vjet heqje lirie, ku 25 vjet do t’i kryejë në një burg të sigurisë së lartë dhe 5 vjet në një burg të zakonshëm.

Ndriçim Gjokona dhe Julian Sinanaj

DENIMI I PARE
Ndërkohë, në shkallën e parë të pandehurit u dënuan me 85 vite burg dhe një burgim të përjetshëm. Krimet e Rënda kanë dënuar me 10 vjet burg Genis Mëhillajn, me 8 vjet burg Ndriçim Gjokonajn, me 19 vjet burg Marjon Mitron, me 8 vjet burg Albin Mexhajn, me 5 vjet burg biznesmenin Ilir Karçini dhe me burgim të përjetshëm Anton Mëhillajn. Pas përfundimit të seancës, Marion Mitro reagoi duke thënë që po dënohet pa dokumente, duke lënë të kuptohej se po dënohet pa fakte. Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona ishin në sallën e gjyqit të rrethuar nga oficerë të forcave speciale të sigurisë, të cilët qëndronin në gatishmëri. 7 të pandehurit e cilësuar si “Grupi i tritolit” u dënuan për akuzat “Vrasje me paramendim, për interes”, “Vepra me qëllime terroriste”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen”.
Sinanaj është arrestuar më 25 janar të 2014-ës nga Seksioni i Operacioneve speciale pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Në momentin e kapjes atij iu gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe 7 copë fishekë. Pas arrestimit, Sinanaj ka rrëfyer krimet e kryera në Greqi. Ai ka pohuar se në vitin 2011 ka vrarë në Athinë dy persona, shtetas grekë, njëri prej të cilëve i lidhur me botën e krimit, ndërsa tjetri një kalimtar i rastit, si dhe ka pasur lidhje me organizatat terroriste greke. Dëshmia e tij ka pasur jehonë në mediat greke. Sipas mediave greke, Sinanaj ka pranuar se ka marrë pjesë në shpërthimin e 15 majit 2010, në gjykatën e Selanikut, përgjegjësinë për të cilin e mori organizata “Komploti i Qelizave të Zjarrit”. Nga shpërthimi pati një të lënduar lehtë dhe u rrezikuan afro 50 persona që ndodheshin në gjykatë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.