![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-mesfushori i Kukësit dhe Tiranës, Vesel Limaj, pritet të jetë goditja në merkato e Ballkanit të Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës, duket se janë të gatshëm të paguajnë 30 mijë euro, për të siguruar kartonin e mesfushorit, i cili është pjesë e skuadrës së Hermanstadt që militon në elitën e futbollit rumun.
Limaj ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Hamburg II, në Austri te FC Horn si dhe në Shqipëri te skuadrat si Bylis, Kukësi e Tirana.
Gjasat janë të mëdha që mesfushori 26-vjeçar, t’i bashkohet Ballkanit, për të kompletuar repartin. Ballkani po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Champions League, ku do të ndeshet me bullgarët Ludogorets që në turin e parë.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)