![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Forest Grin Rovers do të ketë si trajnere 39-vjeçaren Hana Dinglei e cila për herë të parë në histori, bëhet një trajnere femër që merr drejtimin e një skuadre profesioniste meshkujsh në Angli.
Dinglei ka qenë në të shkuarën shefe e akademisë së klubit dhe me rënien nga kategoria, ajo u emërua si trajnere e skuadrës së parë. Emërimi i saj është i përkohshëm dhe pritet që të ketë edhe një vendim të dytë, megjithatë pritet që në krye të stolit të debutojë në ndeshjen miqësore ndaj Melksham.
39-vjeçarja e ka shkruar emrin në histori edhe një herë tjetër kur u emërua në krye të akademisë së futbollit duke qenë se ishte e para grua që merrte këtë post në një klub profesionist për meshkuj.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)