Fatmir Xhafaj, ministri i ri i Brendshëm, ka folur ditën e sotme në “Tonight” për të shkuarën e tij në sistemin komunist. Xhafaj ka thënë se ai ka qenë vetëm 30 vjeç kur ra sistemi dhe se ai ka qenë hetues në kohën kur hetuesia ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe jo të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu,. Xhafaj ka thënë se ai argëtohet kur sheh foton e tij me Enver Hoxhën dhe se gjithmonë mendon se sa i ri ka qenë në atë kohë. “Kur është ndryshuar sistemi unë kam qenë vetëm 30 vjeç.
“Kam mbaruar Juridikun në 82-shin. Kam punuar pak si jurist dhe gjyqtar. Kam qenë edhe hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme, por hetues pranë Prokurorisë, pra kur ishte pjesë e sistemit të Drejtësisë. E di që ka pasur akuza për hetime politike, unë ju them që në mënyrë kategorike nuk kam hetuar apo gjykuar çështje politike. Për këtë jam shumë i qetë dhe koha ka qenë shumë e shkurtër. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë, por nuk kam asgjë për të cilën të ndihem keq në jetë”, ka thënë Xhafaj.
Vazhdojn të njejtat pyetje mbi akuzat politike të ngritura prej kaq vitesh, kjo përgjigje shpresojm t’i sqaroi njeher e mirë e z.xhafaj të vazhdoj punën.
Ja pra e morer vesh si eshte e verteta sidomos ata qe llapin edhe pa ditut gje.
Shikoni te ardhmen tani se e shkuara nuk ka me vlere
Po pse nuk i vertetoni keto lajme qe nxirrni neper portale njeher? Vertetoni dhe pastaj flisni
Cdo gjë e shpikur nga pd do shpjeguar se nuk ka shumë gjasa të jet e vërtet dhe jo më të ketë baza për tu provuar.
Foto qe nuk meriton komente