POLITIKË

Ministri i brendshëm Xhafaj: Nuk kam hetuar apo gjykuar çështje politike. Fotoja me Enverin…

21:59 - 18.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir Xhafaj, ministri i ri i Brendshëm, ka folur ditën e sotme në “Tonight” për të shkuarën e tij në sistemin komunist. Xhafaj ka thënë se ai ka qenë vetëm 30 vjeç kur ra sistemi dhe se ai ka qenë hetues në kohën kur hetuesia ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe jo të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu,. Xhafaj ka thënë se ai argëtohet kur sheh foton e tij me Enver Hoxhën dhe se gjithmonë mendon se sa i ri ka qenë në atë kohë. “Kur është ndryshuar sistemi unë kam qenë vetëm 30 vjeç.

“Kam mbaruar Juridikun në 82­-shin. Kam punuar pak si jurist dhe gjyqtar. Kam qenë edhe hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme, por hetues pranë Prokurorisë, pra kur ishte pjesë e sistemit të Drejtësisë. E di që ka pasur akuza për hetime politike, unë ju them që në mënyrë kategorike nuk kam hetuar apo gjykuar çështje politike. Për këtë jam shumë i qetë dhe koha ka qenë shumë e shkurtër. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë, por nuk kam asgjë për të cilën të ndihem keq në jetë”, ka thënë Xhafaj.


Shfaq Komentet (5)

Leave a Reply to Maria meta Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.