![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës anash rrugës. Shoferi 56-vjeçar, është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes ku dhe po merr mjekimin e duhur.
Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës. Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë e për pasojë makina ka përfunduar në kanal, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Shfaq Komentet (0)