Ndalet Samuel Chukwueze. Sulmuesi nigerian u dëmtua gjatë impenjimit me kombëtaren e Nigerisë, çka shqetësoi jo pak klubin kuqezi. “Samuel Chukwueze tashmë është rikthyer në Milanello sepse, gjatë kohës që ishte me kombëtaren e tij, ai pësoi një dëmtim, gjë që e pengoi të merrte pjesë në ndeshjen kundër Mozambikut” – Shkruan Milani.
Koha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi shkon diku te një muaj. Prandaj Chukwueze nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjet e ardhshme vendimtare që e presin Milanin midis Serisë A dhe Champions League.
Lojtari humbet Juventus, dy ndeshjet me Paris Saint-Germain, Napoli, Udinese, dhe Lecce. Ka gjasa që futbollisti të jetë i gatshëm vetëm pas takimeve të kombëtareve në nëntor.
Shfaq Komentet (0)