Mesa duket, nuk ka marrë fund miqësia midis Seldit dhe Sinanit. Mendohen se kanë qenë dy këngë, ata që prishën marrëdhëniet e dy këngëtareve, por ka ndodhur “çudia”.
I ftuar në një emision “n`Kosovë Show” Sinani, ka marrë një letër surprizë nga menaxheri i tij Avniu , i cili i ka kërkuar që të që të realizojë një tjetër këngë më Seldin. Fill pas kësaj Seldi, ka hyrë në studio, ku nuk ka nguruar ti kërkojë falje Sinanit, i cili është prekur shumë .
“ Unë kam bërë disa gabime me Sinanin, por i`a lë fajin moshës dhe i kërkoj ndjesë publikisht për gabimet. Për ç`do gjë që më ka këshilluar ka dalë e vërtetë, ka qenë si një baba për mua” ka thënë Seldi.
Më pas fjalën e ka marrë Sinani dukshëm i emocionuar. “Seldi është djalë i jashtëzakonshëm. Jam kujdesur shumë për të dhe pranoj kërkësën e Avniut, sepse përderisa i kam dhënë një herë dorën, mund t`ia jap sërish edhe se ai, ështe një këngëtarë i mirë dhë nuk ka nevejë për dorë.