BLUETOOTH

“Do t’i jap unë 2 mijë…”- Shqiptari i dënuar në Angli del ‘live’ në Tik Tok dhe kërkon para për të dal nga burgu, “The Sun”: Flet me Kozakun dhe…

18:59 - 09.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Angli,  ka marrë një vëmendje të madhe në mediat britanike së fundmi.




Prestigjiozja “The Sun” shkruan se 33-vjeçarit, i cili bën video live në “TikTok” ku kërkon para për të dalë nga burgu. Merizaj ka shpenzuar rreth 50 mijë paund për avokatë, teksa media e njohur britanike përmend dhe veshjet e shtrenjta që ai vesh në burg.

“The Sun” ka zbuluar së fundmi një video nga “TikTok” ku Merizaj flet live me Kozak Bracin, i njohur ndyrshe dhe si “Mbreti i Instagram-it”.

Në video, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio (Dushku)… si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Në një klip tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro “sepse je djalë i mirë dhe në burg”.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019 dhe u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.

Në artikull raportohet se tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për videot, teksa përdorimi i celularëve në këto ambiente nuk lejohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.