Moderatori Robert Berisha ka rrëfyer një histori të sikletshme që kaloi gjatë një udhëtimi me këngëtaren Big Mama për Amerikë.
Ai tregoi se teksa ishin në Norvegji, udhëtimi i tyre ishte shtyer dhe si pasojë morën një shtëpi për të pushuar, ndërsa në dhomë gjetën disa kokrra që ishin si mjaltë.
“Më tha u shpreh
Roberti tregoi se pronari i shtëpisë e kishte mashtruar, duke i thënë për kapsulat “merre se është e mirë për shëndetin”, pasi ajo ishin viagra për të shtuar dëshirën seksuale.
Duke qeshur moderatori tregoi se ai dhe Big Mama kishin konsumuar kokrrat, ndërsa tha: “Mu çuan rrobat”.
“Duke shkuar për në Amerikë, e kemi pasur udhëtimin nga Norvegjia. Shkuam në shtëpi për të pushuar 2 orë dhe pastaj kishim për të shkuar në aeroport. Na erdhi emaili që fluturimi u shty për të nesërmen. U kthyem në shtëpi. E hapëm derën dhe thashë çfarë është kjo? Më tha merre se është e mirë për shëndetin. Ishte një farë mjalte e vogël.
Si më mashtroj, shkruante turqisht dhe arabisht. Kurrë skisha pa. Kur e hapa me lajthi e gjëra, thashë është e mirë për shëndetin. E hëngra dhe kjo (Big Mama). Ajo ishte për tu çu disa gjëra, kësaj çfarë kishte me i çu. Mu çuan rrobat. Jam futur në aeroplan me jorgan. Kurrë se harroj atë natë. E ti hi me stjuardesa, i flakët”– tha Roberti në emisionin “Robi plaket kur don vet”.