BLUETOOTH

“Braktisi” Shkupin për Tiranën, Shpat Kasapi zbulon arsyen e zhvendosjes: Mendova për djalin dhe mundësitë për…

13:33 - 12.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Shpat Kasapi së bashku me bashkëshorten e tij, Selvija dhe djalin Roel, rreth 6 muaj më parë u zhvendosën për të jetuar në Tiranë.




Ditën e sotme gjatë një interviste, artisti ka zbuluar arsyen pse “braktisi” Shkupin për Tiranën.

Shpati tha se arsyeja e parë pse vendosi për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë është djali i tij Roeli, sepse sipas tij gjuha është më e pastër.

Nga ana tjetër vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen.

Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu. Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.

Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.

Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Kasapi, për “ABC News”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.