Flaka e rënë në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka arritur të shkrumbojë 25 njësi tregtare dhe të djegë dy banesa.
Sipas uniformave blu është djegur totalisht një banesë 3 katëshe dhe raportohet për rrezikun që i kanoset godinës së një shkollë që ndodhet pranë tregut.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policore ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët e për të ruajtur sigurinë e banorëve.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.
LEXO EDHE:
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura në Shkodër, evakuohen banorët e zonës