BOTA

VIDEO/ Mediat kroate publikojnë pamjet: Djali i Vuçiç i përfshirë në përplasjen e serbëve me tifozët anglezë

09:08 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme ka ndodhur një sherr mes tifozerive, përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë.  




Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Një media kroate ka hedhur dyshime për përfshirjen e djalit të Vuçiç, Danilo Vuçiç. Madje në rrjet po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se është djali i Vuçiç, teksa tenton që të përfshihet në konflikt, por disa persona e mbajnë nga krahët.

Sipas medias kroate, ata ishin anëtarët e “Cobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.