![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kurora e gjelbër në fshatin Mashkullorë të Bashkisë Gjirokastër është përfshirë në flakë ditën e sotme. Zjarri është pikasur rreth orës 13:00 kur u informuan dhe shërbimi zjarrfikës.
Fatmirësisht flakët kanë rënë larg zonës së banimit e menjëherë forcat jarrfikëse me në krye komandant Gramoz Llapin janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e tij në një terren tërësisht malor dhe të papërshtatshëm për mjetet.
Janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH.
Flakët po luftohen me mjete rrethanore për shkak të terrenit malor ku nuk mund të dislokohen automjetet zjarrfikëse.
Forcat e pranishme po mundohen të mbajnë zjarrin nën kontroll.
Shfaq Komentet (0)