![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kreu i Grupit Parlamentar të Paerisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve përsa i përket vendimit për mos-penalizimin e mandatit të deputetit të Berishës.
Ai u shpreh se Lindita Nikolla ka lexuar drejt Kushtetutën, e se mungesa e Sali Berishës është e justifikuar për shkak të masës së sigurisë që i është vënë.
Gjithashtu Bardhi tha se e gjithë kjo i jep fund spekulimeve “të sponsorizuara nga segmente të mazhorancës”.
Një kërkesë e veçantë nga demokrati ishte krijimi i mundësive që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të mundet të marrë pjesë në seancat plenare e në aktivitetet e tjera parlamentare.
“Sot Kryetarja e Kuvedit, lexoj drejt kushtetuten sa i perket mandatit te kreut te opozites Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argunentuan se Sali Berishes nuk i nderpritet mandati pasi mungesa e tij ne kuvend nuk eshte pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmenete te mazhorances. Ne kerkuam qe zotit Berisha, ne perpithje me kushtetuten ti krijohet mindesia qe te ushtroj te plote mandatin e deputetit duke marre pjese me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi.