Kosova

Aksident i rëndë në Prishtinë, një person ndërron jetë, 14 të tjerë mbetën të plagosur

19:12 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë shënon në Prishtinë pasditen e sotme (27 qershor), teksa raportohet se  ka ndërruar jetë një person dhe 14 të tjerë kanë mbetur të dëmtuar.




Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një automjet, në fshatin Keqekollë të Prishtinës rreth orës 14:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka folur për median Radio Evropa e Lirë, duke thënë se po hetohen shkaqet e aksidentit.

“Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek aksidentet.”,  tha Borovci për REL.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.