BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ambasadori amerikan s’e kursen asnjëherë të qeshurën. Ish-presidenti Meidani në kafe me të birin. Patozi preferon ujin mineral. Olldashi kërkon vëmendje!…

16:00 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ambasadori amerikan s’e kursen asnjëherë të qeshurën. Ish-presidenti Meidani në kafe me të birin. Patozi preferon ujin mineral. Olldashi kërkon vëmendje!…





Ambasadori amerikan s’e kursen asnjëherë të qeshurën
Gjithmonë e sheh kështu, në çdo pritje apo takim të organizuar. Në çdo rast është duke qeshur, madje një e qeshur siç i thonë fjalës, me dënesë. Pas ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është ministri i Drejtësisë, Enkeleid Alibeaj, ai që e bën për të qeshur këtë radhë ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers. Nuk dihet se cili është efekti apo çfarë i thonë pjesëtarët e kabinetit qeveritar Whithers-it, por e vërteta është se sa herë që ai takohet me një ministër, shpërthen në gaz. Dy janë mundësitë, ose ministrat e qeverisë Berisha kanë vërtet humor aq sa bëjnë që personat me të cilët dialogojnë qeshin me të madhe, ose tipi i Whithers-it është i tillë, çdo gjë e merr lehtë e me te qeshur.


Ish-presidenti Meidani në kafe me të birin
Kanë zgjedhur ambientet e “Hotel Rognerit” në kryeqytet, për të pirë një kafe. Ka qenë i shoqëruar nga i biri dhe miku i tij, Agim Nesho, ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Atë e bir e kanë pasur vëmendjen përgjatë gjithë kohës rreth asaj që thuhej nga Nesho, por herë pas here u është dashur të bisedojnë vetëm të dy, pasi ish-ambasadori fliste shumë shpesh në stelefon. Ish-presidenti Mejdani nuk është parë shpesh nëpër kafene apo takime me të birin Denionin, pasi ky i fundit ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndoshta temë e diskutimit mund të ketë qenë Akademia e Shkencave, ku Mejdani kandidonte pë kreun e këtij institucioni, dëshirë që nuk u realizua pasi akademia u shkri me vendim të kryeministrit Berisha.


Patozi preferon ujin mineral
Këtë të enjte, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka zgjedhur të drekojë në ambientet e restorantit tek “Taiwani”. Pasi ka lënë për më se një orë punët e tij të përditshme dhe të ngjeshura në zyrë, Patozi ka drekuar me disa miq. Ajo që të bën më shumë përshtypje, është se pasi ka zgjedhur menunë e ditës, ai nuk ka preferuar ta shoqërojë drekën me ndonjë birrë, apo gotë vere siç ndodh zakonisht në këto raste. Është mjaftuar me një shishe uji mineral, të cilin e ka shijuar me qejf. Pra, ajo që vihet re është se demokrati Astrit Patozi nuk është i tërhequr nga alkooli, ose së paku mjafton të themi se gjatë një dite normale pune, për të më mirë është të pijë një gotë me ujë mineral sesa një verë, e bardhë apo e kuqe qoftë ajo.


Olldashi kërkon vëmendje!…
Në seancën e fundit plenare të zhvilluar në kuvend, duket se nuk ka pasur shumë qetësi. Madje, kjo e ka bezdisur paksa ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi. Ndërsa kolegët e tij ministra ishin çuar nga poltronat e tyre, Olldashi është shpërqendruar, madje ka arritur të bëjë edhe veprime të “pavetëdijshme”. Letrën që mban në dorë, ai e ka bërë në formën e fyellit, dhe duke fryrë në të, duket njësoj si të kërkojë vëmendjen e të tjerëve. Por nuk ka zgjatur shumë dhe “pushimi” në seancë ka mbaruar, ndërsa të gjithë kanë vendosur qetësinë duke vijuar në mënyrë të qetë diskutimet në sallë. Ka qenë ky momenti kur edhe Olldashi i ka thënë “stop” përqendrimit me sytë pale se ku, ndërsa forma e letrës që mbante në dorë, edhe vetë atij po i dukej “qesharake”.
Ky shkrim u botua më  2 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.