Kryesore

Artan Cuku, ja arsyeja pse Artan Didi e hoqi nga policia në vitin 2014

22:30 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-drejtori i policisë, Artan Didi ka larguar në vitin 2014 nga detyra 5 drejtues të lartë edhe pse ishin vlerësuar me gradën “Drejtues i Parë”. Njëri prej tyre, ishte Artan Cuku që u vra sot para shtëpisë së tij.

Motivacioni i lirimit “shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një detyrë tjetër” neni 57 pika 2 gërma b e ligjit për Policinë e Shtetit.

Personat e përjashtuar nga puna ishin:

  1. Tonin Voci ish drejtor i krimeve të rënda në DPPSH (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit)
  2. Artan Cuku ish drejtor i policisë së Qarkut Vlorë
  3. Arjan Bozhgaj ish drejtor i policisë në Fier.
  4. Nikolin Bala ish drejtor i operacionales në DPPSH
  5. Astrit Halili ish drejtor i standardeve profesionale

Sipas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi ndaj këtyre punonjësve të policisë ndërpriten marrëdhëniet financiare që nga data 1 Qershor 2014.

Këto shkarkime vinë në një moment që shoqata të ndryshme po kundërshtonte me forcë largimet nga policia.

Policët kërkuan:

1- Anullimin e Urdhrave te Drejtorit te Përgjithshëm dhe rikthimin në detyrë teë punonjësve te policisë të liruar padrejtësishte nga detyra .
2- Ndërprerjen e lirimeve të kundraligjshme nga Policia e Shtetit .
3- I kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të ushtrojë autoritetin që I jepe ligji dhe të mbajë Organizatën e Policisë jashtë ndikimit politik dhe krahinore .
4- Pastrimin e Organizatës së Policise nga punonjës policie të inkriminuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.