AKTUALITET

Bledi Çuçi: Aleati ynë mbeten njerëzit e zakonshëm, Policia do të jetë model, çdo shqiptar do të ketë një adresë brenda…

20:16 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka siguruar se çdo shqiptar do të ketë një adresë banimi të tijën brenda vitit të parë të mandatit të tretë të PS.




Teksa ka shpalosur vizionin e ‘’Shqipëria 2030’’ për sektorin që mbulon, Çuçi ka theksuar se një ndër objektivat ësthë dhe fundi i kaosit në sistemin e adresave.Ai gjithashtu siguron se aleati i qeverisë mbeten njerëzit e zakonshëm, dhe shton se Policia e kësaj dekade do të jetë model në të gjitha drejtimet duke arritur mesataren europiane.

‘’Aleati ynë mbeten njerëzit e zakonshëm. Policia këtë dekadë do jetë model, për sjelljen me ju, reagimin, polici komunitare ku njerëzit do të jenë të përfshirë në sigurinë e përbashkët.

Sot jemi ulur karshi partnerëve e agjencive europiane, nesër marrim drejtimet e operacioneve të përbashkëta për trafiqe e aktivitete kriminale. Kemi afruar 3 mijë të rinj e të reja në Polici. Do të ruajmë këtë trend të ri pozitiv, duke arritur në mesataren e BE. Vizioni ynë do të marrë jetë me infrastrukturë e logjistikë si asnjëherë më parë.

Do e bëjmë territorin ,rrugët e jetët tona më të sigurta. Do sofistikojmë më tej shërbimet dhe kufirin. Pikat kufitare janë fytyra e parë e miliona turistëve në vendin tonë. Pas 3 dekadave kaosi me sistemin e adresave, do të dijë kush jeton ku, për të rinovuar marrëdhënien me qytetarin, çdo qytetar do të ketë një adresë brenda vitit të parë të mandatit të tretë.’’- tha Çuçi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.