AKTUALITET

Së shpejti në treg Birra “Gold”! Sipërmarrësi i Birrës “Korça” z. Irfan Hysenbelliu dhe stafi i fabrikës testojnë shijen e birrës se re

14:10 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas kthimit nga Greqia, ku vizitoi fabrikën e prodhimit të birrës Vergina, zoti Irfan Hysenbelliu zhvilloi një takim në Korçë me stafin e Fabrikës së Birrës Korça, të cilët sapo kanë prodhuar një birrë të re, që pritet të hidhet në treg shumë shpejt.




Në një drekë në ambientet e restorantit të Fabrikës së Birrës, investitori dhe prodhuesit testuan shijen e birrës më të re, që i shtohet Birrës së Zezë dhe Bionde, të cilat tashmë kanë pushtuar jo vetëm tregun shqiptar ku janë më të pëlqyerat, por preferohen shumë edhe nga turistët e huaj, të cilët i kanë provuar dhe kërkojnë me emër në çdo lokal, birrën tradicionale “Korça”.

Shumë shpejt, pas 20 qershorit në tregun shqiptar do jetë e pranishme Birra Gold, birrë artizanale e prodhuar me teknologjinë e trashëguar të birrës “Korça” nga viti 1928, e prodhuar për herë të parë në Fabrikën e Korçës dhe që ka marrë disa çmime ndërkombëtare për shijen e saj autentike dhe shumë të veçantë.

Një shije e tillë i ka munguar tregut dhe të gjithë ata që e kanë shijuar, kanë ngelur shumë të kënaqur. Të gjithë janë të sigurt për suksesin që do ketë kjo birrë e re.

Le t’i urojme suksese Birrës Gold!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.