SPORT

Korabi s’bën dot 11 lojtarë ndaj Kukësit, ja si do luajë

16:05 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Korabi ka vijuar dje përgatitjet, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët, madje edhe ata që nuk do të luajnë ndaj Kukësit. Skuadra dibrane vjen e sakatuar në përballjen e nesërme për sa i përket formacionit.

Në sfidën e radhës me Kukësin, stafi teknik nuk do të ketë të gatshëm të paktën katër lojtarë titullarë, pasi ata janë të pezulluar nga kartonët. Kështu, kapiteni Mziu dhe mesfushori Jubani u ndëshkuan me kartonë të kuq me Tiranën, ndërsa Elvis Prençi dhe Alfred Zefi kanë plotësuar numrin e tre të kartonëve të verdhë.

Më gjithë këto mungesa, trajnerëve Artion Poçi dhe Ermal Nexhipi u vështirësohet shumë puna për të bërë 11 veta në formacionin e ditës së hënë, pasi ata kanë një kontingjent mjaft “të cunguar” lojtarësh. Dihet që kohë më parë u përjashtuan katër futbollistë, ish-kapiteni Sheta, Vujadinoviç, Çela dhe Zguro.

I gjendur para kësaj situate kritike, Korabi është i detyruar që ndaj Kukësit të zbresë në fushë me një formacion, ku do të mbizotërojnë futbollistët e rinj.

Takimi i javës së 34-t mes Korabit dhe Kukësit do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:00. Korabi prej javësh ka zbritur në Kategorinë e Parë dhe sezonin po mundohet ta mbyllë me shumë sforcime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.