Show-Bizz

Foli sot për Shqipërinë, fotot ‘sexy’ të zv/kryeministres serbe

16:10 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajlloviç, në një takim me drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore, theksoi se projektet për lidhjen me rajonin janë shumë të rëndësishme.

Mihajlloviç u shpreh se së shpejti do të përmbyllet Korridori 10, ndërsa në fokus është lidhja infrastrukturore që lidh Serbinë me rajonin – “Rruga e paqes” Nish-Merdare-Prishtinë, modernizimi i rrugës Beograd-Budapest.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e Bankës Botërore, të kryesuar nga Werner Gruber vlerësuan reformat e ndërmarra në Serbi, përpjekjet për krijimin e rrjeteve infrastrukturore me rajon dhe u interesuan për qëndrimin e Serbisë për lidhjen  infrastrukturore me Shqipërinë.

Ministrja Mihajlloviç nënvizoi se “dy vjet më parë, për herë të parë në 30 vjet, është formuar një grup i përbashkët pune i përbërë nga ministrat e transportit të të dy vendeve që bashkërisht të punojnë në një projekt për të ndërtuar autostradën Nish-Merdare -Prishtinë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.