Horoskopi

Horoskopi i datës 29 mars 2017

07:18 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Me Neptunin dhe Marsin armiqësor nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo gjë që thoni, por mos e ekzagjeroni! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

DEMI

Sot do të keni surpriza të këndshme, do të jeni shumë aktiv dhe me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha do të preferoni shkencën dhe matematikën.

BINJAKËT

Sot do të ndiheni disi të bllokuar dhe do të lëvizni pak me vështirësi. Ndërkaq, nuk do t’ju mungojë rezistenca dhe pozitiviteti. Do të merrni në dorë një çështje që ka ngecur dhe do t’i jepni zgjidhje me një ndërhyrje të zgjuar dhe të ekuilibruar.

GAFORRJA

Saturni krijon një mundësi të shkëlqyer për anën profesionale. Intuita e çastit do të bashkohet me aftësinë për të konkretizuar projektet. Do të vëzhgoni me vëmendje sjelljen e një personi që kërkon t’ju bëjë të besoni diçka që nuk është e vërtetë.

LUANI

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

VIRGJERESHA

Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin tuaj, gjithmonë duke u bazuar në kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Ndërkaq, Hëna mund të tregohet dinake dhe sot do të keni si situata pozitive, ashtu edhe tensione.

PESHORJA

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

AKREPI

Sot këshillohet të përballeni me çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

SHIGJETARI

Hëna do të bashkëveprojë shumë me planete të ndryshme. Do të ketë disa paqartësi në fillim të ditës, por më vonë gjithçka do të sqarohet në mënyrën më të mirë. Përdorini mënyra të cilat ju përshtaten më shumë: mirësjellje, takt, mirësi, dashamirësi.

BRICJAPI

Nganjëherë nxitoheni shumë dhe jeni drastikë. Bëni mirë ta merrni në konsideratë këtë gjë, sepse ndodh që persona rreth jush të shqetësohen. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.

UJORI

Mjafton të mësoni të vëzhgoni dhe do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore, sepse jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

PESHQIT

Marsi nuk do të jetë shumë i favorshëm sot dhe kështu do të duket se kush ju qëndron pranë. Nëse gjatë ditës lindin debate, kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Marsit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.