SHËNDET

Trajtoni depresionin me vaj peshku

09:30 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vaji i peshkut është konsideruar gjithmonë si një ilaç magjik për shumë sëmundje, por sipas studimit të ri, konsumi i tepruar rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës. Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyra e nxjerrë nga peshqit, kryesisht nga salmoni, sardelet dhe skumbri.




Këto vajra dhe yndyra përmbajnë kryesisht acide yndyrore Omega3, të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të organizmit.

Omega3 luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës, trajtimin e inflamacionit, përmirësimin e funksionit të trurit. Shumë studime kanë treguar se vaji i peshkut ka një efekt pozitiv në trajtimin e simptomave depresive deri në 30%. Studime të tjera kanë treguar se vaji i peshkut ka ndikim pozitiv në çrregullime të tjera si çrregullimi bipolar. Sipas statistikave, 1 në 3 të rritur vuan nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumimi i vajit të peshkut është një nga mënyrat më të mira për të ulur presionin e lartë të gjakut. Acidet yndyrore Omega3 dhe Omega6 ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Gjithashtu, vaji i peshkut ul nivelin e lartë të triglicerideve në 20%, e rrit nivelin e kolesterolit të mirë që nuk dëmton organizmin. Ndikimi i vajit të peshkut në këtë gjendje është i dukshëm pas disa muajsh përdorimi të rregullt. Acidet yndyrore Omega3 kanë veti anti-inflamatore dhe mendohet se vaji i peshkut është mënyra më e mirë për ta parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje.

Konsumimi i rregullt i tij mund të zvogëlojë simptomat e osteoartritit dhe artritet reumatoid. Ndërkaq, vaji i peshkut rigjallëron lëkurën e plakur duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastineve që dhurojnë freski. Më tej, nënat që marrin suplement të vajit të peshkut kanë rrezik më të vogël të lindjes së hershme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.