Sociale

Oficerë policie në gjimnaze, Rama prezanton nismën që do “blindojë” shkollat

14:59 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Oficerë në shkolla”. Kështu quhet nisma më e re e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit e prezantuar këtë të hënë në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama.




Në fjalën e tij nga shkolla “Qemal Stafa” në kryeqytet, Kryeministri Rama theksoi se në çdo gjimnaz të Shqipërisë do te vendosen oficerë policie të cilët do të kujdesen për sigurinë  e mësuesve dhe nxënësve.

“Oficerët do të jenë burra e gra që do vendosen fillimisht në 15 shkolla, si pjesë e parë e zbatimit të programit në funksion të shtrirjes më pas të këtij programi në të gjitha gjimnazet. Fillon në muajin mars.” u shpreh kryeministri.

Shefi i qeverisë shpjegoi më tej se si do të realizohet kjo nismë dhe se cilat do të jenë konkretisht detyrat e oficerit nëpër shkolla.

“Figura e oficerit nuk është një polic, nuk vjen në komunitetin e shkollës për të ushtruar kontrolle, nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa, por i bashkëngjitet trupës mësimore dhe trupës së prindërve, si një figurë kujdestari për mbarëvajtjen e bashkëjetesës jashtë klasës, dhe pjesës jashtë, që do të thotë se ështrë një urë e drejtëpërdrejtë komunikimi. Dhe njëkohësisht një urë me policinë, në gjithë ato rastet që shfaqet nevoja e policisë. Kjo nuk është një eksperiencë mirëfille shqiptare, dhe një eksperiment që e kemi shpikur. Është një eksperiencë që është në vende të tjera dhe është shumë e mirëpritur nga nxënësit dhe mësuesit. Ka rritur ndjeshëm sigurinë në shkollë, dhe komunikimin për të adresuar ato shfaqje shqetësuese.” tha Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.