POLITIKË

Shkodra pa kryebashkiak?/ Voltana Ademi: Jam në detyrë, deri sa të…

09:59 - 19.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një intervistë për gazetën “Panorama” kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se do jetë në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.




Edhe në bashkitë e tjera të djathta u lajmërua se nuk do të lejoheshin kryebashkiakët e rinj që të shkelnin në zyrë, por të gjithë kanë nisur nga puna. Ju si do të veproni?

Që në ditën e parë të punës sime, unë kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Ky ka qenë parimi im, të cilit do t’i përmbahem në çdo hap të punës sime. Shqiptarët e panë me sytë e tyre farsën e 30 qershorit, zgjedhjet moniste-socialiste që u rikthyen në këtë vend pas 30 viteve. Kam depozituar ankimimet për të gjithë procesin në Gjykatën Kushtetuese, kam depozituar paditë në Prokurori, e bindur se zgjidhja për këtë vend do të vijë vetëm përmes drejtësisë e zbatimit të ligjit. Përsëri do të vazhdoj të zbatoj ligjin, vullnetin e shkodranëve dhe detyrimet që burojnë prej tyre. Do të vazhdoj të punoj deri në momentin që zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës të realizohen, e unë shpresoj të bëhen sa më shpejt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.