AKTUALITET

“Pashë mami kur vdiq nga bombat”! Alvin Berisha tregon tmerrin e luftës në Siri, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

13:32 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka rrëfyer para hetuesve italianë tmerret e përjetuara gjatë qëndrimit pesëvjeçarë në Siri. Ndër të tjera, Alvini ka treguar edhe momentin e vrasjes së nënës së tij në luftë. Ai është shprehur se ka qenë pranë saj dhe ka parë gjithçka. “Mami im vdiq gjatë një bombardimi, isha afër saj”, ka thënë Alvini.




Ndërkohë, vogëlushi vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka vetëm pak ditë që është shpëtuar nga kampi i ferrit “Al Hol” dhe është dërguar pranë familjes në Itali.Në momentin e nxjerrjes nga kampi, ai u pa duke çaluar, pasi ishte plagosur në këmbë. Për këtë arsye, Alvini do t’i nënshtrohet një operacioni në një spitalet italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.