Sociale

Paketë e re shëndetësore për rreth 100 mijë pensionistë, rimbursim ilaçesh

14:03 - 08.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Plani Kombëtar i Veprimit mbi Moshimin për vitet 2020-2025 parashikon edhe një sërë lehtësirash të tjera për të moshuarit në fushën e shëndetësisë, transportit publik, si dhe një pjesëmarrje aktive në jetën në komunitet. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot të gjitha përfitimet që do të ketë kjo kategori duke nisur nga 2020 e në vijim. “Të realizohet rritja e aksesit në transport publik për grupet më në nevojë të të moshuarve (p.sh. të moshuarit në pension social), përmes mbulimit të plotë apo të pjesshëm të kostove të transportit nga ana e bashkive. Bashkitë me mbi 100 000 banorë me modele të subvencionimit të transportit për grupe të caktuara të të moshuarve. 2000 të moshuar me pension social të përfshirë në skemë. Të sigurojmë një pjesëmarrje më të gjerë të të moshuarve në jetën komunitare, për të reduktuar nivelin e vetmisë dhe izolimit social mes të moshuarve”,-thuhet në plan.




Shërbimet shëndetësore
Në planin 5-vjeçar të Ministrisë së Shëndetësisë parashikohet edhe zhvillimi i një sistemi të integruar shërbimesh shëndetësore dhe sociale me bazë komunitare.”Krijimi i strukturave koordinuese (me persona përgjegjës) mbi mbështetjen sociale pranë Operatorëve Shëndetësor Rajonale. Këto struktura do të mundësojnë përgatitjen e informacioneve vjetore në nivel bashkie dhe rajoni mbi numrin, vendndodhjen dhe nevojat e të moshuarve të sëmurë në nevojë për asistencë sociale dhe ndarjen e këtij informacioni mes bashkive e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor. Përgatitje e një pakete baze shërbimesh sociale dhe shëndetësore për të moshuarit në komunitet. Paketa do të përfshijë gjithashtu kompetencat e kërkuara, detyrat në nivele të ndryshme dhe standardet e cilësisë. 100 mijë të moshuar do të përfitojnë nga kjo paketë”,-thuhet në Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin. Gjithashtu, në këtë të fundit nënvizohet se do të aplikohen tarifa të reduktuara për personat mbi 65 vjeç për evente artistike apo sportive të ofruara nga vetë bashkia apo agjenci të tjera publike a private në territorin e bashkisë.

Shërbime të tjera për të moshuarit në vitet 2020-2025
-Të sigurojmë një pjesëmarrje më të gjerë të të moshuarve në jetën komunitare, për të reduktuar nivelin e vetmisë dhe izolimit social mes të moshuarve.
-Të sigurojmë mjedise motivuese në punë për personat para daljes së tyre në pension dhe të nxisim të mësuarit gjatë gjithë jetës
-Të sigurojmë njohjen dhe vlerësimin nga ana e shtetit të kontributeve vullnetare për një shoqëri të të gjitha moshave
-Të zhvillojmë një sistem të integruar shërbimesh shëndetësore dhe sociale me bazë komunitare
-Të zgjerojmë shërbimet në qendra komunitare dhe të krijojmë modele të apartamenteve si bashkësi.
-Krijimi i një modeli në Tiranë me banesa të specializuara sipas nenit 59 të ligjit nr. 22/2018 « Për Strehimin Social », të cilat do të jepen me qira të përballueshme sipas nenit 3 ligjit nr. 22/2018 për të moshuar vulnerabël dhe të pa pastrehë, në bashkëpunim mes Qeverisë dhe Bashkisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.