SHËNDET

Ujë me sodë buke dhe kripë kundër acarimit të fytit

15:06 - 13.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Acarimi i fytit shkakton vështirësi të njëpasnjëshme jo vetëm në gëlltitje, por edhe në të folur. Zgjidhjet kundër acarimit të fytit zakonisht përfshijnë solucionet spërkatëse apo karamelet zbutëse.
Një nga zgjidhjet më efikase dhe krejt natyrale kundër acarimit të fytit gjendet në kuzhinë dhe është pikërisht uji me kripë. Kripa ndihmon në eliminimin e mukusit dhe substancave të tjera të fytit.




Në një gotë uji të ngrohtë (250 ml) hidhni një lugë çaji me kripë dhe pasi të jetë tretur, bëni gargarë për 30 sekonda. Uji me kripë nuk duhet gëlltitur. Gargara me ujë të kripur duhet bërë çdo një orë deri përpara se të shtriheni për të fjetur. Soda e bukës është gjithashtu një alternativë e mirë për gargarë kundër acarimit të fytit. Sipas të dhënave, ajo neutralizon acidet dhe krijon një ambient jo të përshtatshëm për mykun dhe organizma të tjerë që acarojnë fytin. Në një gotë uji të ftohtë (250 ml) shtoni një ose dy lugë çaji me sodë buke. Bëni gargarë për të paktën 30 sekonda. Mos e gëlltisni lëngun, sepse ai mund të acarojë stomakun dhe të rrisë nivelin e aciditetit.

Kjo gargarë duhet bërë çdo një orë deri përpara se të shtriheni për të fjetur. Përzierja e ujit të kripur dhe sodës së bukës në një gotë të vetme mund të ketë një ndikim efikas për fytin e acaruar. Megjithatë, duke qenë se secila prej kurave funksionon në mënyra të ndryshme, është e udhës që të zgjidhni vetëm njërën prej tyre. Ju mund të bëni gargarë një herë me kripë e një herë me sodë buke. Nëse duket që keni përmirësim, mund të kombinoni gjysmë luge çaji me kripë dhe gjysmë luge çaji me sodë buke dhe t’i tresni në një gotë ujë (250 ml). Nëse një kurë e tillë funksionon më mirë se dy solucionet e veçanta, atëherë mund ta përsërisni. Nëse acarimi i fytit shoqërohet me temperaturë, atëherë duhet patjetër vizita te mjeku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.