BLUETOOTH

Nikita Preka: Çmimet ndërkombëtare? Ja si kam spikatur mes vajzave nga e gjithë bota

10:00 - 28.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Nga modelingu për të qenë përfaqësuese e së bukur në sfilata brenda vendit dhe përtej tij. Një rrugëtim që i ka kapërcyer të gjitha falë punës, këmbënguljes dhe dëshirës për të sjell gjëra të bukura. Nikita Preka, bukuroshja bionde vjen në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, për të ndarë me ne emocionet e çmimeve të më të bukurës si dhe për të zbuluar disa detaje mjaft interesante nga jeta e një modeleje. Për të Shqipëria nuk ofron shumë mundësi për të vijuar ëndrrën e madhe duke qenë se paguhet shumë pak. Megjithatë, Nikita sheh ende dritë në fund të tunelit, të cilën e përcjell sa herë që e pyesin për pasionin dhe profesionin e saj.




Pse Nikita zgjodhi modelingun?
Modelingun e kam nisur si hobi, ngaqë m’u ofruan disa mundësi të mira, pastaj më vonë fillova ta marr më seriozisht, por për momentin jam më e fokusuar në biznes.

Çfarë e bën një modele të suksesshme?
Një modele e suksesshme duhet të ketë përmasat e duhura dhe figurën e duhur. Po ashtu, si në çdo profesion tjetër disiplina dhe puna.
Ke fituar disa çmime të para në organizime me famë ndërkombëtare. Na trego diçka më shumë për këto.
Kam fituar “Miss Motors Formula one United Kingdom 2013”, ku spikata mes 60 vajzave konkurrente. Përfaqësova Anglinë në “Miss Motors Formula one Monaco” gjithashtu. Isha imazhi kryesor i këtij eventi. Kam marrë pjesë në “Miss World 2018”, ku përfaqësova Shqipërinë. Ishin 120 shtete pjesëmarrëse. Bazuar në votat e publikut jam futur në 40 më të mirat. Janë eksperienca, që shënojnë gjurmë të rëndësishme në jetë. Po ashtu, të bëjnë të kuptosh realitetin, se si funksionojnë gjërat, ndryshe nga sa e perceptojmë ne nga ekrani.

Përshtypjet që të la shërbimi fotografik i parë?
Emocionet, sa arrije t’i kontrolloje? Po vënia në kokë e kurorës së parë?
Seti i parë ka qenë në moshën 15 vjeçare. Isha pak e emocionuar, por gjithmonë kam qenë në kontroll të tyre. E kam trajnuar veten time që e vogël, që të mbaj nën kontroll emocionet. Kurora e parë që kam marrë ka qenë në moshën 16 vjeçare, ku dola “Miss Lezha”, qytetit ku kam kaluar adoleshencën. Isha më shumë krenare se sa e lumtur, ngaqë unë jam natyrë kompetitive dhe synoj që të jem mjaft mirë në gjërat që bëj.

Nikita mendon se fotot provokuese që publikon kanë bërë që të depërtosh më lehtë dhe publiku të të njoh më shumë në bazë të tyre?
Fotot e mia më shumë i quaj artistike se provokuese, ngaqë ato janë realizuar më shumë profesionalizëm për një publicitet të markës që kam ekspozuar, pastaj varet se si çdo individ e percepton diçka kur e sheh në mënyrë të ndryshme.

Çfarë mendon për pozuarit nudo që shumë modele po e bëjnë kohëve të fundit, po ti do pozoje?
Pozim nudo nuk do e bëja, pasi nuk e gjej veten aty, por nuk është ndonjë tabu në ditët e sotme, ngaqë njerëzit janë më të çliruar nga komplekset.

Cilët janë bashkëpunëtorët e tu tani? Po ata me të cilët nuk do të bashkëpunoje kurrë?
Unë bashkëpunoj me disa kontakte të mia në United Arab Emirates, janë firma lokalesh. Unë i mirëpres bashkëpunimet që i shtojnë vlerë figurës sime publike dhe që vlerësohem, ashtu siç e meritoj.

Çfarë more nga 2019 dhe çfarë pret nga 2020?
Përveç arritjeve profesionale në 2019 kam marrë shumë ngaqë jam e shëndetshme. Kam një familje suportuese dhe jam e lumtur. 2020 nuk kërkoj më shumë se sa të jem e lumtur sepse lumturia nuk blihet me para, dhe nuk ka çmim.

Mendon se modelingu në Shqipëri është në vlera në miniature?
Në Shqipëri, modelingu nuk ka sistem akoma dhe paguhet shumë pak. Ka vajza shumë të bukura, por nuk kanë manaxhimin e duhur.

Po të mos ishe modele, çfarë do të kishe zgjedhur?
Unë jam modele, po ashtu punoj si analiste finance për një kompani investimesh. Kam 4 diploma për finance, 2 bachelor dhe 2 master. Studimet më kanë pëlqyer, por po ashtu në jetë duhet një plan për çdo gjë.

Eksperienca më e bukur e jetës tënde ne fushën e bukurisë?
Eksperienca më e bukur ka qenë kur mora pjesë në Milano për një fashion event, isha një javë. Isha mjaft e kënaqur trajtimin dhe vlerësimin. Stafi profesionist, veshjet ishin stil class, ashtu siç më pëlqejnë dhe gjithashtu pagesat e lartë.

Në fund çfarë do të themi?
Unë dua të jap një mesazh për shqiptarët, të shpërndajmë më shumë dashuri se urrejtje, të suportojmë njëri-tjetrin, pasi asgjë e suksesshme nuk arrihet vetëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.