Kryesore

“Kjo punë ka marrë fund, do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022, presidenti Meta: Jo në Venecia, por në NATO le të kërkojnë interpretim dhe opinion

21:39 - 12.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka konfirmuar dhe njëherë faktin se do të vijojë të jetë në detyrën e kryetarit të shtetit deri kur të përfundojë mandati më datë 24 korrik 2022.




Në një intervistë për `Euronews Albania´, Meta teksa ka komentuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, çështje e cila shkoi në Komisionin e Venecias, theksoi se mazhoranca mund të kërkojë opinion dhe tek NATO.

Po ashtu ai ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por është në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, tha Meta.

Presidenti i Republikës duke folur më tej për përplasjen me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tha se z. Dvorani ka kryer shpërdorim të detyrës dhe ka përvetësuar kompetenca e Presidentit. I gjithë ky debat, Meta tha se është bërë me urdhër politik të Kryeministrit Edi Rama për t’i marrë presidentit të drejtën e emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Përgjegjës për këtë situatë, Presidenti bëri dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Euralius.

“Kjo është një drejtësi e vdekur. Unë nuk luftojë për një Gjykatë kushtetuese të Ilir Metës. Unë po mbroj një Gjykatë Kushtetuese me integritet. Çdo zgjedhje që bëja unë, ndryshonte zgjedhja për Kuvendin dhe çdo zgjedhje që bënte kuvendi ndikonte në zgjedhjen time. Ata bënë një lojë të trashë që nuk ka diplomat të korruptuar në Bruksel, Uashington për të relativiziuar përgjegjësinë e z. Dvorani. Ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar kompetencën e tjetër kujt. KHD e ka miratuar listën në një ditë, Kurse Dvorani e ka ribotuar listën pa mbledhjen e KED. E ka bërë për të krijuar një ide mashtruese dhe këtë Kuvendi ta merrte të mirëqenë dhe ne po ia rruajmë Presidentit anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.

“Patjetër që gjithë këtë e ka bërë Rama, se Ruçi nuk do ta bënte, ka një respekt dhe do të më kthente një përgjigje. Fakti që nuk ka kthyer përgjigje, do të thotë se është bërë me urdhër të Ramës”, shtoi Presidenti.

Duke folur më tej për sabotim të reformës në drejtësi, z. Meta etiketoi me ironi si “heroinë të reformës” ish-ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Gjithashtu, Presidenti përfshiu në këtë mesele dhe Euralius, pasi refuzoi të merrte pjesë në një mbledhje informale të thirrur për sqarimin e mosmarrëveshjeve mes institucioneve për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. I pyetur nëse ka ndryshuar qasja e delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Meta u përgjigj se, zyra e BE në Tiranë ka përgjegjësi për kapjen e reformës në drejtësi nga mazhoranca qeverisëse.

“Kjo është një çështje mjaft evidente, ata kanë humbur mundësitë për të luajtur rolin e tyre që reforma të bëhej siç është në Kushtetutë. Përgjegjësia e tyre është shumë e madhe. Por nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje, unë kam qenë mjaft bashkëpunues me të gjithë”, deklaroi Presidenti.

Po ashtu ai foli dhe për ambasadoren e re te SHBA ne Tirane, Yuri Kim. “Kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse. Padyshim që ka dhe ka patur njerëz që nuk e kanë merituar kurrë respektin tim, qoftë si President dhe si Kryetar Parlamenti. Bashkëpunimi dhe respekti im nuk i ka munguar asnjë ambasadori.

Nuk mendoj se janë të gjithë ashtu. Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet që unë kam patur, ka pasur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe të ndershëm. Pastaj si janë sjellë ata. Kjo është çështje relative dhe varet nga natyra dhe tipi, por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cenuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, përkundrazi ka qenë garant i mbrojtjes së interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë.”, theksoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.