Sociale

Humbi dy anëtarë nga tërmeti/ Rama viziton familjen Cuku, kryefamiljari rrëfen momentet e tmerrit më 26 nëntor

20:07 - 13.02.20 gsh

Familja Cuka nga Thumama e cila humbi dy anëtarë të saj, Fatmira Cukën dhe Sardi Cukën janë bërë me banesë të re në Tiranë.



Rama ka vizituar të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit nga kjo familje, Bujar dhe Megi Cukën të cilët së bashku me gjyshërit e kësaj të fundit janë sistemuar në banesën e re 2 plus 1, pasi kishin qëndruar me bonus qeraje.

Po ashtu Bujar Cuka, kryefamiljari rrëfen edhe momentet e tmerrit gjatë tërmetit në orët e para të 26 nëntorit.

”Sapo kam dal nga shtëpia, dola zbathur pasi u shemb. Qëndrova poshtë derës se pallati u shemb deri në kat të dytë. Nuk bëja dot asgjë. Tani jam mirë. ”- tha Bujar Cuka.

Ndërkohë kryeministri Rama ka folur për Konferencën e Donatorëve ku thotë se nuk pret diçka simbolike por diçka të madhe me rast që bashkë me fondet në Shqipëri dhe diçka shtesë të plotësohen të gjitha nevojat të cilat kapin faturën e 985 miliona eurove.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1484419811720484/?t=0

RAMA NË BANESËN E RE TË FAMILJES CUKA

Edi Rama: S’ma ka dhënë me zor njëri këtë detyrë prandaj s’më lejohet të lodhem. S’kemi cfarë t’i bëjmë. Mundësitë e njeriut. Goxha mirë kjo lagjia.

Babai Bujar Cukës: Kur kishte keq qante Nastradini. Kur kishte mirë qante. Pse qan i thoshin? Sepse çdo e mirë e ka nganjë të keqe thoshte. Është ajo çfarë mund të bëjmë. Çfarë ka mbaruar Megi?

Megi Cuka: Anglish, frëngjisht.

Edi Rama: Ishim me kryebashkiakët dhe po shohim ecurinë. Po bëjmë projektin tonë, për pak do përfundojë. Po bëhen me shpejtësi pasi duan kohë, duan edhe dy vite por po punojmë shpejt me infrastrukturën. Do të bëhet një ndërhyrje shumë e madhe. Do riorganizohet gjithë zona. Do ndërojmë dhe dy hapësira për njësinë administrative dhe është goxha projekt i mirë, është ndryshim i madh. Tani kemi të hënën këtë Konferencën e Donatorëve, të shohim Çdo marrim, kemi punuar intensivisht me kontaktet dhe udhëtimet, takimet edhe kemi një ndjesi të mirë. Nuk do të jetë diÇka e thjeshtë simbolike apo diÇka shumë shumë nënpritshmëritë. Pritshmëria ime është të kemi një mbështetje që të kemi një mundësi që bashkë me fondet tona dhe dy idetë të tjera pas pak të plotësojmë nevojën. Edhe siÇ e tha dhe gjyshi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe plagë për ta bërë shumë më të fortë. Ata që ikën nuk i kthejmë dot por atyre që u goditën t’i japim një jetë të re. Të gjithë do të kenë banesa më të mira se ato që kishin. Kjo është sfida. Tani është mirë ta sistemoni këtu. Nuk është larg por as afër. Ti Bujar je në rregull. Kush ka zanat s’ngelet në baltë.

Dhurata për Megi Cukën (Një libër të autorit turk Orhan Pamuk)

 

Edi Rama: Ky është një nga librat më të bukur të shekullit të 20. është fantastik. Super libër. Shumë kush harron me ikjen e kohës por ne nuk harrojmë.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.