Kosova

E tmerrshme në Kosovë/ Xhaxhai abuzon seksualisht me mbesën 18-vjeçare: Kishte vetë dëshirë

22:37 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 56-vjeçar ka buzuar seksualisht me mbesën e tij. 18-vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur që më datë 2 shkurt dhe pas 10 ditësh Policia e Gjakovës ka arritur ta gjejë atë, pas denoncimit të familjarëve.




Viktima mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa ka pranuar atë që ka ndodhur.

Ngjarja  pranohet edhe nga vetë autori, avokati i të cilit ka deklaruar se klienti i tij nuk e mohon veprën, por ajo ka ndodhur me dëshirën e 18-vjeçares.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56-vjeçar”, ka deklaruar për mediat kosovare, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Podrimaj-Beqiraj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.