AKTUALITET

Ngjarje makabre në Gjilan/ Policja vret dy prindërit, dy vëllezërit, më pas vret veten

13:51 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e ka konfirmuar se pesë persona kanë ndërruar jetë në Gjilan, raporton Gazeta Express.Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan ndërsa, e ndjera V.B, ishte zyrtare policore.Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.




Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.