Kronikë

Kontrabandë me `Range Rover´, dënohet djali i ish-ministres së diktaturës, ja çfarë vendosi gjykata

16:28 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim djalin e ish-ministres së diktaturës, Themie Thomai.




38-vjeçari Ilir Prifti është vënë nën hetim nga Prokuroria në maj të 2018, si pjesë e grupit të ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve, agjentve doganorë, tregëtarë të cilët kontrabandonin makina luksoze kryesisht “Range Rover”.

Trupi gjykues argumentoi gjatë seancës se Ilir Prifti, asokohe me detyrë doganier, ka patur për detyrë funksionale të verifikojë praktikën doganore, të përcjellë nga doganieri, dhe me dashje pa kryer asnjë verifikim dokumentacioni i ka vulosur të dyja dokumentat, si të falsifikuar ashtu edhe atë original.

Është lehtësisht e verifikueshme, aq më tepër kur përpara vihen në dispozicion dy dokumenta një origjinale dhe një fotokopje, për të parë se në njërin prej tyre ndryshon cilindri i mjetit. Doganieri në këtë rast me mosveprimin e tij, ka favorizuar një shtetase duke sjellë shamngien e vlerës prej rreth 193 042 lekë”.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Ahmet Metaliaj, vendosi dënimin e tij me 9 muaj burgim, me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, e parashikuar në kodin penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.