Sociale

FSDKSH udhëzim farmacive: Të sëmurëve kronikë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm barnat i dërgohen në banesë

09:27 - 20.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim për farmacitë ku tashmë të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm pse nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet do t’i vijnë barnat në shtëpi.




Mjekët e përgjithshëm do të jenë ata që do komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype apo ëhatsupp me pacientët për t’i komunikuar recetën dhe më pas farmacisti përgatit barnat dhe mundëson dërgimin pranë banesës.

Në momentin e dorëzimit sipas udhëzimit duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze distanca 1.5 m largësi dhe për të garantuar gjurmueshmërinë prapa recetës së marrë duhet që pacienti të nënshkruajë që e ka marrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.