LIFE STYLE

A mund të bëni seks gjatë izolimit nga koronavirusi? Tre ekspertët japin këshillat

10:48 - 20.03.20 gsh

A mund të bëj seks gjatë periudhës së izolimit? “The Guardian” sjell një udhëzues për intimitetin gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit të ri, COVID-19. Cilat janë rreziqet që lidhen me intimitetin në kohën e koronavirusit?



Tre ekspertë japin këshillat e tyre:

A është Covid-19 seksualisht i transmetueshëm?

Dr Jessica Justman: Ne nuk po shohim raste që tregojnë transmetimin seksual. Kryesisht përhapet përmes spërklave dhe prekja e sipërfaqeve të kontaminuara mendohet se është mënyra e dytë e transmetimit.

Dr Carlos Rodríguez-Díaz: Nuk ka asnjë provë që Covid-19 mund të transmetohet përmes marrëdhënieve vaginale ose anale. Sidoqoftë, puthja është një praktikë shumë e zakonshme gjatë marrëdhënieve seksuale, dhe virusi mund të transmetohet përmes pështymës. Prandaj, virusi mund të transmetohet duke u puthur.

A është mirë të bësh seks?

Justman: Nëse ju ose partneri juaj jeni një rast i prekur nga Covid-19, këshilla është që të ruheni dhe të qendroni larg njëri-tjetrit sa më shumë që të jetë e mundur. Në fakt, departamenti i shëndetësisë në New York City ka udhëzime për këtë. Nëse jeni një rast i mundshëm ose i konfirmuar, duhet të izoloheni, në mënyrë ideale në një rezidencë private deri në shtatë ditë pas fillimit të sëmundjes. Ju mund të keni ethe për 72 orë, mos përdorni ibuprofen ose ndonjë gjë që do të fshihte ethet tuaja, dhe simptomat tuaja të frymëmarrjes duhet të përmirësohen.

Dr Julia Marcus: Por për njerëzit që nuk kanë simptoma dhe nuk kanë ndonjë ekspozim të mundshëm kohët e fundit dhe kanë qëndruar në shtëpi, unë mendoj se, nëse qëndorjnë brenda familjes tuaj, është më ndryshe. Nëse jetoni me një partner të rregullt dhe nuk keni simptoma ose ekspozim të mundshëm, seksi mund të jetë një mënyrë me të vërtetë e shkëlqyeshme për t’u argëtuar, për të qëndruar pranë njeri tjetrit dhe për të lehtësuar ankthin gjatë kësaj kohe potencialisht stresuese.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.