BOTA

Përhapja e COVID-19/ 397 humbin jetën brenda ditës, mbi 9 800 të infektuar në New York

21:14 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

New York është kthyer tashmë në epiqendrën e koronavirusit në SHBA,pasi vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 9,810 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjitshëm i të sëmurëve me koronavirus shkon në 102,863.




Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 397 persona, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,935.

Sipas guvernatorit të Neë York -ut, Andreë Cuomo, më shumë se 14,000 painetë ndodhen aktualisht në spitale. Guveronatori u shpreh gjithashtu se e premtja kishte numrin më të madh të viktimave të regjistruara deri më tani në vend.

Në përpjekje për të luftuar mungesën e furnizimeve mjekësore për të trajtuar pacientët me Covid-19 në shtet, Cuomo tha se po nënshkruan një urdhër ekzekutiv që lejon shtetin të marrë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale nga institucionet që nuk po i përdorin aktualisht dhe “t’i rivendosni në pjesë të tjera të shtetit dhe spitalet e tjera që u duhen”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.