Sociale

ISHP: Ja si ti vendosni, përdorni dhe hiqni maskën

08:44 - 20.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët, se si të vendosin, përdorin dhe heqin maskën.




Ështe shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit”, shkruan ISHP.

Udhëzimi i plotë i ISHP:

Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë e sapun.

Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskën dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe nëse e prekni lani duart me ujë e sapun ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshe.

Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajni me sapun.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.