Kryesore

Nard Ndoka flet me datë/ Ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme

18:07 - 27.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur ditën e sotme për zgjedhje të parakohshme nga studio e Syri TV. Sipas Ndokës, në muajin Tetor do të ketë një palë zgjedhje, ose ato vendore, ose parlamentare të parakohshme. ‘Faktori ndërkombëtar po bën presione mbi rilindjen. Ky është fakt edhe pse këto presione nuk bëhen publike. Edhe vetë Rama po e kupton më në fund që ai nuk mund të jetë personi që do të organizojë zgjedhje të reja.




Edhe me Kod Zgjedhor ne kemi tetorin dhe prillin që do të ketë zgjedhje. Në tetor do të ketë zgjedhje të padiskutueshme. Mund të ketë zgjedhje lokale, nëse do të ngrihet Gjykata Kushtetuese që do të jetë dhe vendimi i parë, ose edhe vetë mazhoranca është në pamundësi për të qeverisur dhe mund të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor. Reforma zgjedhore është e domosdoshme. Unë mesa shoh kemi një kryeministër që ndryshon axhenda e tij, por me tërheqjen e vëmendjes, Rama do ta kalojë reformën zgjedhore’, u shpreh Ndoka


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.